Sportistja e Kosovës me stil të ri dhe me parti të re, ja ku shkon!

Sporti

Sportistja e Kosovës me stil të ri dhe me parti të re, ja ku shkon!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:54
Sportistja e Kosovës me stil të ri dhe me parti të re, ja kush shkon!

Pak kush që nuk e njeh ish hendbollisten e Prishtinës, Valentina Shala-Bajrami, e cila përveç që me sport është goxha e angazhuar edhe në skenën e politike dhe nuk përjashtohet që një ditë të jetë edhe në majën e politikës sportive! 

Image

Valentina është me stil të ri, që rrallë herë e kemi pa me kapelë dhe që dëshmon se ka ndryshuar edhe partinë, e cila, nga AAK e Ramush Haradinajt ka kaluar në partinë e Nismës Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj. 

Synimet e Valentinës janë që të punojë me një profesionalizëm që një ditë t’i realizojë të gjitha pikësynimet. Ajo duket mjaft energjike me stilin e ri dhe në partinë e re.

Parësore e ka ta ndihmojë edhe sportin në të ardhmen, por siç merret vesh edhe politika i shkon fort për fytyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat