Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG-së

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG-së

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 13:26
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që po mbahet në Patra të Greqisë.

Asambleja po i prinë Lojërave Mesdhetare në Rërë Patra 2019, edicioni i dytë i të cilave hapet të dielën (nesër).

Në Asamble po diskutohen tema të ndryshme si prezantimi i raporteve të punës dhe financiar të ICMG-së, LMR Patra 2019, zgjedhja e vendit organizator për organizimin e Lojërave të 20-ta Mesdhetare 2023, si dhe çështje tjera.

Presidenti i KOK-ut, Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, po e shfrytëzojnë Asamblenë edhe për takime të ndryshme me drejtues të lartë të ICMG-së dhe Komiteteve tjera Olimpike Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat