Karateistët kërkojnë pikë Olimpike në Premier Ligën Tokio 2019

Sporti

Karateistët kërkojnë pikë Olimpike në Premier Ligën Tokio 2019

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:43
Kombëtarja e Kosovës në karate

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar sot drejt Tokios së Japonisë, ku prej 6-8 shtator 2019 do të mbahet Karate 1 Premier Liga, garë kjo e rëndësishme për pikë Olimpike Tokyo 2020.

Kosovën e përfaqësojnë garuesit: Herolind Q. Nishevci (+84 kg), Alvin F Karaqi (-84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Q. Orana (+68 kg), si dhe përzgjedhësi, Ylber Syla. 

Të gjithë karateistët janë duke ndjekur normën Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat