Edhe Majlinda Kelmendi mbështet kombëtaren e Kosovës

Sporti

Edhe Majlinda Kelmendi mbështet kombëtaren e Kosovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 10:12
Majlinda Kelmendi

Kampionja botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi ka postuar një video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës në futboll, që do të luaj sot kundër Çekisë.

Majlinda në një video të postuar në faqen zyrtare të Federatës së Xhudos në rrjetin social “Facebook” ka pranuar nominim e bërë nga Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi.

Ajo në këtë video ka shprehur mbështetjen e saj të madhe për djelmoshat e Kosovës.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Çekis zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat