Rusia mund të përballet me përjashtim nga të gjitha ngjarjet kryesore sportive mbi “mospërputhjet” në një bazë të dhënash laboratorike, ka paralajmëruar Agjensia Botërore e Anti-Dopingut.
Vendit i janë dhënë tre javë për të shpjeguar “mospërputhjet” ose rrezikun të përjashtohen nga Olimpiada dhe kampionatet botërore.
Rusia gjithashtu përballet me ndalim nga organizimi i ngjarjeve madhore, përcjell lajmi.net.
“Ka prova që këto të dhëna janë fshirë”, tha kryetari i panelit të Wada, Jonathan Taylor, për BBC Sport.
“Ne duhet të kuptojmë nga autoritetet ruse se cili është shpjegimi i tyre”, përfundoi ai.