Besim Hasani nderon Babiqin

Sporti

Besim Hasani nderon Babiqin

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:21
Besim Hasani nderon Celine Babiqin

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur në zyrën e tij, zyrtaren e lartë për Marrdhënie me Jashtë të Komitetit Olimpik të Gjermanisë, Celine Babiq, e shoqërohej nga drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Kosovës, gjermani Michael Nees.

Presidenti Hasani duke i uruar mirëseardhje në Kosovë mysafires Babiq e falënderoi për bashkëpunimin e frytshëm që kanë dy Komitetet Olimpike, në veçanti kontributin që KO i Gjermanisë ka dhënë në procesin e ndërkombëtarizimit të Lëvizjes Olimpike në Kosovë.

Presidenti Hasani vlerësoi lartë kontributin e drejtorit tektnik në FFK, Nees, për punën e shkëlqyer në ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve të futbollit sipas standardeve të UEFA-s.

Presidenti Hasani e njoftoi zyrtaren Celine Babiq me të arriturat e Komitetit Olimpik të Kosovës, me theks të veçantë medaljen e artë Olimpike të Majlinda Kelmendit, në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Nga ana e saj, Babiq falënderoi Hasanin për pritjen, derisa vlerësoi lartë të arriturat e KOK-ut për një kohë të shkurtër të anëtarësimit në KON.
Në fund të takimit të dy palët shkëmbyen dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat