Kosova humb një njeri të veçantë

Sporti

Kosova humb një njeri të veçantë

Nga: K. G. Më: 29 shtator 2019 Në ora: 12:10
Mustafë Lecaj

Jo vetëm komuniteti sportiv është i pikëlluar për vdekjen e gazetarit dhe veprimtarit sportiv Mustafë Lecaj. Ai ndërroi jetë sot! Lecaj ka qenë prej gazetarëve më të mirë sportiv që ka pasur Kosova në vitet e 80-ta dhe të 90-ta dhe ka kontribuar edhe në pavarësimin e sportit në përgjithësi nga ai serbosllav.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar të sportit Mustafë Lecaj.

Puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj zejes së gazetarisë e veçuan kolegun e ndjerë Lecaj, i cili la gjurmë të mëdha në gazetarinë sportive.

Komuniteti i gazetarëve sportiv sot është në zi për humbjen e një vlere të madhe të gazetarisë sportive.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ndan dhimbjen me familjen Lecaj, të afërmit, miqtë e kolegët e shumtë.
Vepra dhe kujtimi për të do të jenë të përjetshme.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në orën 15:50 në varrezat e qytetit në Prishtinë”, thuhet nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat