Xhavit Kajtazi me fjalë emocionuese për humbjen e kolegut

Sporti

Xhavit Kajtazi me fjalë emocionuese për humbjen e kolegut

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 12:19
Xhavit Kajtazi me fjalë emocionuese për humbjen e kolegut

Kosova mbetet edhe pa një penë të gazetarisë sportive! Xhavit Kajtazi, gazetar i mirënjohur sportiv dhe trajner i spikatur i volejbollit, me fjalë emocionuese për humbjen e kolegut Mustafë Lecaj.  

“Lamtumirë Mustafë Leci!

U shua sot edhe një penë e gazetarisë sportive…

Të paharruara ditët kur punuam së bashku në të përditshmen “Rilindja”, në periudhën më të vështirë dhe po kaq të rëndë...

Mustafa lindi në Martinaj të Plavës, ku ka kryer shkollën fillore.
Normalen e mbaroi në Pejë, ndërsa Fakultetin Filozofik, degën e pedagogjisë dhe psikologjisë, në Prishtinë.

Punoi si gazetar i sportit në gazetën e përditshme “Rlindja” që nga vti 1974, e deri në mbyllje të saj.
Pos me këtë të përditshme, Leci ka bashkëpunuar edhe me shumë revista dhe gazeta sportive.
Gjatë periudhës 1991-1999, ishte anëtar i redaksisë së revistës “Reflekse sportive” dhe më pas edhe “Top sporti”, ku ka botuar shumë shkrime , analiza, inervista e komente...
I përjetshëm kujtimi për Ty, koleg...”, shkruan Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat