Çka kërkoi Thaçi te Besim Hasani?

Sporti

Çka kërkoi Thaçi te Besim Hasani?

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:20
Çka kërkoi Thaçi te Besim Hasani?

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë pritur sot në një takim njoftues Bordin e ri të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me në krye kryetarin e ri, Edmond Thaçi.

Hasani, duke uruar Bordin e ri të SHGSK-së, vlerësoi lartë punën e Bordit të kaluar, në veçanti anëtarësimin e kësaj Shoqate në AIPS-a, ofroi mbështetje të fuqishme edhe për organet e reja të SHGSK-së.

KOK prej vitesh ka ndërtuar bashkëpunim të frytshëm me SHGSK-në, derisa presidenti Hasani shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më shumë, duke e konsideruar rolin e gazetarëve sportivë si krahë të djathtë të zhvillimit të sportit në Kosovë.
Konferenca Sporti dhe Media është aktiviteti që KOK e organizon prej dy vitesh bashkërisht me SHGSK, por që sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, propozoi të ketë edhe më shumë aktivitete të përbashkëta.

Lojërat e ardhshme Olimpike Tokio 2020, janë aktiviteti më madhor që e pret Komitetin Olimpik të Kosovës vitin e ardhshëm, ndërsa KOK pritet të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të gazetarëve të Kosovës.

Kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi, pasi vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm me KOK-un, theksoi se KOK-u është njëri nga institucioneve që e ka respektuar në maksimumin Shoqatën e Gazetarëve të Sportit të Kosovës, përmes bashkëpunimeve të ndryshme.

Ai theksoi se komuniteti i gazetarëve do të jetë opozitë e sportit të Kosovës në aspektin pozitiv.
Të dyja palët u akorduan për takime më të shpeshta, për të fuqizuar edhe më shumë bashkëpunimin në forma të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat