Shaban Tërstena me një fjalë domethënëse për miq e dashamirë

Sporti

Shaban Tërstena me një fjalë domethënëse për miq e dashamirë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:32
Shaban Tërstena ka diçka domethënëse 

Me 15 tetor, në orën 11.00, në “Aleksandar Palace” në Shkup do të organizohet ceremonia e veçantë, ku për herë të tretë do të ndahet çmimi special ‘Oskari i Artë Olimpik’. E kush tjetër përveç Shaban Tërstenës që e ndanë ‘Oskari i Artë Olimpik’.

Tërstena, legjenda e sportit shqiptar, ish mundësi, kampion olimpik në kategorinë 52 kg në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është fitues i medaljes së argjendtë olimpike në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, po ashtu ka fituar medalje të shumta ndërkombëtare.

Ai padyshim se është i emocionuar po ashtu edhe krenar që së bashku me miq e dashamirë të të gjithave sferave, do të kujtojë kohërat më të vështira dhe të arta të karrierës së bujshme të tij.

“Pra, kam kënaqësinë që si një kampion olimpik me këtë ndarje të çmimit ‘Oskari i Artë Olimpik’ të shpreh mirënjohjen time për njerëzit që ishin për shumë vite afër meje në kohërat më të vështira dhe njëkohësisht respektin për secilin që ka ditur të çmojë dhe vlerësojë suksesin tim e në veçanti vlerat olimpike”, thotë Tërstena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat