Vritet ish-kampioni i shumëfishtë

Sporti

Vritet ish-kampioni i shumëfishtë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 14:54
Dzemal Mahmic

Sot në Zenicë është vrarë ish-kampioni i shumëfishtë i Bosnje e Hercegovinës, Ballkanit dhe Evropës, nënkampioni botëror në kik-boks, 33 vjeçari Xhemail Mahmiç.

Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e tij.

Kjo është hera e dytë që bëhet atentat ndaj Mahmicit, por kësaj radhe të shtënat rafalë ishin fatale.

Image

Mahmiç ka qenë kampion i shumëfishtë i Bosnje e Hercegovinës, Ballkanit dhe Evropës në kik – boks, ndërsa ka qenë edhe kampion i Bosnje Hercegovinës në boks.

Në vitin 2001 ai u plagos rëndë në një rrëmujë të krijuar në Zenicë, por arriti t’u mbijetojë plagëve.

Mahmic pas vetes ka lënë një fëmijë dhe gruan shtatzënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat