Llumica: Niklin e kthjellin vetë futbollistët e Niklit

Sporti

Llumica: Niklin e kthjellin vetë futbollistët e Niklit

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 16:19
Ardian Llumica

Ish-kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli është duke kaluar në një situatë jo të mirë.

Rezultatet e dobëta të arritura në këto 12 javët e para të këtij edicioni, kanë bërë që skuadra e Niklit dje gjatë ditës ta shkarkojë nga detyra trajnerin Vukicevic.

Analisti i mirënjohur i futbollit, Ardian Llumica në një intervistë të shkurtër ka folur rreth situatës së fundit të krijuar tek klubi nga Drenasi.

“Feronikeli në kushte normale, duke e ruajt ekipin e vitëve të fundit(skeletin) dhe duke bërë përforcime specifike për pozita më konkuruese brenda ekipës,  nuk është dashur që ta ketë këtë "krizë" të rezultateve apo lojës së mirë”, tha fillimisht Llumnica.

Pas shkarkimit të Vukicevicit, dy pretendentët kryesor për trajnerin e ardhshëm të Niklit, janë Bylbyl Sokoli dhe Albert Bunjaku.

Ndërsa sa i përket çështjes së trajnerit të ardhshëm të Niklit, Llumnica u shpreh se në këtë rast në këto rrethana Bylbyl Sokoli do të ishte më adekuat për këtë skuadër.

“Që të dy trajnerët e përmendur për ta marrë timonin e Niklit, Sokoli dhe Bunjaku janë trajner me bagazhë. Në këtë rast e ne këto rrethana qe po kalon Nikli pas largimit të një trajneri të huaj ndoshta Sokoli do të ishte më adekuat sepse i njeh të gjitha rrethanat e ligës tonë në përgjithësi, por edhe të skuadrës nga Drenasi ne veçanti .  Albert Bunjaki nuk do mend qe do të ishte risi për futbollin tonë sepse nuk ndodhë shpesh që një ish selektor të marrë drejtimin e një klubi pas kombëtares, por se si do të kalojë aventura e tij në futbollin kosovar nuk mund ta dimë, përkundër që pozita e tij si selektor i Kosovës per disa vite në bënë të kuptojmë se ai ka pasur interesim për ligën tonë”, përfundoi Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat