MalaysianGP: Më në fund dikush më i shpejtë se Marquez – Vinales i pari

Sporti

MalaysianGP: Më në fund dikush më i shpejtë se Marquez – Vinales i pari

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:09
Vinales i pari

Maverick Vinales ka fituar garën e Grand Prix Malaysia, në Moto GP.

Vinales ka ndalur serinë e fitoreve të Marc Marquez, duke u treguar më i shpejti në garën e Malajzisë..

Piloti i skuadrës së Yamaha morri një fitore supreme, duke lënë prapa tij yllin e Honda dhe tashmë kampionin botëror, Marc Marquez.

Image

Edhe spanjolli Marquez regjistroi një garë të madhe, duke përfunduar në pozitën e dytë, nga pozita e 11-të që ishte startuese për të.

Kështu, Marquez nuk do të arrijë të barazojë rekordin e tij prej 13 fitoreve në sezon, që e mban nga viti 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat