Vazhdon turneu për ping-pong te juniorët - Bota Sot
Vazhdon turneu për ping-pong te juniorët

Sporti

Vazhdon turneu për ping-pong te juniorët

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:36
Pamje nga loja

Sot ka filluar turneu në ping-pong për top tetë te juniorët, ku pjesëmarrës kanë qenë tetë meshkuj dhe tetë femra nga të cilët po zhvillohet garë interesante.

Për këtë gjë ka folur edhe organizatori, Fadil Luta, i cili ka thënë se numri i të rinjve për këtë sport është duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Luta: Numri i të rinjve në këtë sport vazhdon të rritet

“Priten ndeshje shumë të forta, posaçërisht ndeshjet e para ku zakonisht luajnë anëtarët e klubit të njëjtë. Për këtë sport numri i të rinjve vazhdimisht është duke u rritur, turneu top tetë është një ndër turnet në të cilin secili prej lojtarëve luan gjatë tërë vitit që të bëhet pjesë e tij”, deklaroi ai.

Për turneun ka folur edhe Mirina Rexhepi, e cila është një ndër tetë konkurrentet tek femrat. Ajo beson që kushtet për zhvillimin e garës janë rregulluar brenda disa viteve.

Rexhepi: Niveli i konkurrencës është më i fortë

“Kushtet për zhvillimin e garës janë mirë, vitet e fundit janë përmirësuar. Sot niveli i konkurrencës është pak më i fortë për arsye se do të ndeshen secili me secilin”, tha ajo.

Konkurrentë tjetër ishte edhe Aulon Bivolaku, i cili tha se është shumë i kënaqur që ka hyrë në top 8 me të mirët të Kosovës.

Bivolaku: Ndjehem shumë i kënaqur që kam hyrë në top tetë më të mirët

“Kemi top tetë të juniorëve, ndjehem shumë i kënaqur që jam në top tetë më të mirë të Kosovës. Kushtet për zhvillimin e garës janë shumë mirë, kemi të gjitha kushtet me tabela, andaj na mbetet të luajmë. Konkurrenca të juniorët është shumë e madhe, për shembull te Prizreni, ku mendoj se do të fitoj”, u shpreh ai.

Gara mes juniorëve po vazhdon të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat