U hodh shorti për kualifikimet e Evropianit 2022 në futsall

Sporti

U hodh shorti për kualifikimet e Evropianit 2022 në futsall

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Sot në Nion është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022 në futsall, që do të mbahet në Holandë.

Pjesëmarrës në tërheqjen e shortit ishte edhe delegacioni i FFK-së, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ilaz Mjaku dhe administratorin e futsallit, Rinor Havolli. 

Kombëtarja e Kosovës u përfshi në Grupin F, ku do të ketë për kundërshtarë Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Austrinë. 

Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues do të mbahen në Gjeorgji, prej 29 janar deri më 2 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat