Çmenduria e shqiptarit të Kosovës me helikopter!

Sporti

Çmenduria e shqiptarit të Kosovës me helikopter!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 13:30
Çmenduria e shqiptarit të Kosovës me helikopter!

Ka thyer rekord pas rekordit, por nuk e kënaq asnjëri prej tyre pa e thyer edhe rekordin me helikopter.

Është Bujar Muli apo siç njihet si i forti apo “Herkulesi” i Kosovës. Ai merret me sporte ekstreme, ndal me duar veturën pavarësisht se sa i jep gaz, ngritë me shpinë lart traktorin, e shumë pesha tjera. 

Tani synon rekordin tjetër, ta ngritë me kraharor helikopterin.  Muli shpreson se do ta ndihmojnë sponsorët që ta thyejë këtë rekord që nuk e ka askush deri me tash në Ballkan. 

“Falënderimi i takon Allahut për çdo sukses timin!

Duke biseduar me përfaqësuesin e kompanisë “Viva HELICOPTERS Kosova”, Milot Dulaj, kam bërë një kërkesë publikisht që të me siguroj dikush një helikopter, për mundësinë e tentimit tim, që do të jetë rekordi i radhës, peshimi i helikopterit mbi supe!

Milot Dulaj me është lajmëruar dhe ja jemi duke diskutuar për hapat ne vijim ...
Ky nuk do të jetë thjesht një rekord si deri tani por In Shaa Allah do të hyj në libër të Ginisit. 
Rekordin aktual e ka Franc Muellner nga Austria”, shkruan Mulin në profilin e tij.

Image

Me një fjalë, është edhe një çmenduri e vushtrriasit në sportet ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat