Pastrohet hapësira rreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Sporti

Pastrohet hapësira rreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipet e Pastrimit po e pastrojnë hapësirën afër stadiumit “Fadil Vokrri”

Ahmeti ka shkruar në Facebook se pas ndeshjes së Kosovës me Anglinë, e cila do të zhvillohet të dielën në “Fadil Vokrri” do të vendosen edhe kamerat e sigurisë.

“Kjo deponi te stadiumi është pastru disa herë. Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë edhe pse është brenda një prone private. Pas lojës me Anglinë do ti vendosim edhe kamerat në këtë pjesë për të parandaluar në të ardhmen hedhjen e mbetjeve ndërtimore”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat