Sokoli i komenton minifundet e vajzave në aeroport, Anita Haradinaj thotë se ato nuk po shkonin në xhami

Sporti

Sokoli i komenton minifundet e vajzave në aeroport, Anita Haradinaj thotë se ato nuk po shkonin në xhami

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 23:54
Anita Haradinaj

Pritja e ngrohtë që iu bë futbollistëve dhe tifozëve anglez në Prishtinë, u komentua mjaft shumë edhe nga mediat e huaja, raporton Zëri.info.

Por në vendin tonë u ngjall një debat nëse kjo pritje ishte e eksagjëruar.

Temë u bënë katër vajza që pritën futbollistët anglez me lule në aeroportin e Prishtinës.

Pikërisht për këtë temë u diskutua edhe në “Dueli sportiv” ku të ftuar ishin Anita Haradinaj, Kushtrim Mushica, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli.

“Ne edhe para 20 viteve i kemi pritur anglezët me lule”, tha mes tjerash treneri Sokoli duke komentuar edhe debatin për veshjen e tyre, e cila sipas tij nuk kishte asgjë të keqe.

“Sa i përket debatit për minifundet e atyre vajzave ne gjejmë behane gjithmonë”, i shtoj tutje Sokoli, mendimin e te cilit e forcoi edhe Anita Haradinaj, e cila tha: "Sa i përket minifundeve ato nuk po shkonin në xhami”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat