Të jashtëzakonshëm! Ja çfarë premtojnë "Tifozët Kuqezi" për të prekurit nga tërmeti

Sporti

Të jashtëzakonshëm! Ja çfarë premtojnë "Tifozët Kuqezi" për të prekurit nga tërmeti

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:20
Tifozët Kuqezi

Në stadium ka treguar se janë mbështetja më e madhe e kombëtares shqiptare.

Tifogrupi "Tifozët kuq e zi" tregojnë se janë një suport fantastik për të gjithë popullin tonë në çdo lloj situate. Në ditë të tilla, natyrisht që mbështetja dhe solidarizimi i qytetarëve duhet të jetë i pakushtëzuar. Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” kanë shprehur mbështetjen duke i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë teksa iu kanë bërë thirrje  të gjithëve që të bashkohen me këtë nismë.

“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura. Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt ëëë.tifozatkuqezi.com/përfaqësuesit.

Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat