Humanisti mbetet humanist

Sporti

Humanisti mbetet humanist

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 20:21
Enver Idrizi

Të jesh humanist do të thotë t’i duash njerëzit, t’u dëshirosh të mirën dhe lumturinë, të jesh i dhembshur me ta. Ajo që na bashkon me të gjithë njerëzit e tjerë, është pikërisht fakti që jemi njerëz dhe qenie humane.

Po kështu është edhe legjenda e karatesë shqiptare, njeriu i shumë medaljeve evropiane e botërore Enver Idrizi, i cili përgjatë tri luftërave ndihmojë të gjithë ata që patën nevojë, nga kampet ku ishin refugjatë nga Kosova e deri në kampet u ishin refugjatë nga Shqipëria dhe shumë vendeve të tjera që nuk rreshti asnjëherë duke vazhduar me humanizmin e tij.

 Karateisti mbarë botërore Enver Idrizi, i cili pas tërmetit i cili ndodhi para dy ditëve në Shqipëri ku pjesën më të madhe preku Durrësin dhe Thumanë, organizoi në bashkëpunim me biznesmenin nga Kroacia Adnan Vuniqin, sot nisjen e një shleperi nga Austria dhe Kroacia me gjëra të ndryshme duke filluar nga veshmbathjet, batanije e shumë gjëra të ndryshme të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë vendosur në tenda.

Image
Biznesmeni nga Kroacia Adan Vuniqi sebashku me karateistin e njohur boterisht Enver Idrizi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat