Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nderohen me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”

Sporti

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nderohen me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 13:11
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nderohen me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot në këtë ditë të veçantë të kombit shqiptarë ka nderuar me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos, Driton Kuka, dhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Ministri Pacolli tha se kjo mirënjohje është e çdo kosovari për atë që këta sportistë kanë bërë dhe po bënë për imazhin e Kosovës.

“Nuk kam çfarë të them për Majlindën e Dritonin sepse i njihni mirë kush janë, gjithmonë jemi krenar me punën e tyre për atë që kanë bërë për Kosovën, nuk kemi mundur të përfundojmë këtë mandat pa u taku edhe pa e shpreh mirënjohjen tonë ndaj Majlindës edhe Dritonit”, tha ministri Pacolli.

Pacolli po ashtu tha se edhe puna e Dritonit si trajner i Majlindës dhe Xhudistëve tjerë është historike. “Dritoni ka edukuar sportistët që janë duke përfaqësuar Kosovën puna e tij është historike që je duke bërë dhe bënë”.

Trajner i Xhudos, Driton Kuka, ka falënderuar ministrin Pacolli, duke potencuar se Majlinda është Xhudistja më e mirë në botë. Kurse kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi tha se është krenar që përmes sportit ka rritur ta përfaqësoj Kosovën denjësisht.

“Për mua sot është dit e veçantë,  falënderoj Pacollin për mirënjohjen jam krenare që përmes sportit që po e bëj kam arrit me përfaqësu Kosovën, do të bëjë ende për vendim tim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat