Ky ishte trajneri i Kosovës që në vitin 1991 u stërvit ushtarakisht kundër pushtuesit serb 

Sporti

Ky ishte trajneri i Kosovës që në vitin 1991 u stërvit ushtarakisht kundër pushtuesit serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 17:16
I ndjeri Ahmet Hoxha në mesin e hendbollisteve

Ahmet Hoxha ka qenë sportist i gjithanshëm, trajner e pedagog dhe sot kudo emri i tij përmendet me mburrje. Klubi i pingpongut në Ferizaj mban emrin e rij dhe ka suksese! Hoxha ka qenë edhe trajner i klubit të hendbollit atëkohë Borci i Ferizajt, ku shihet edhe në foto, me gjasë është e vitit 1985-1986.

Ahmet Hoxha është ndër të parët që iu bashkua në vitet 1990/91, për organizimin e grupeve të të rinjve, të cilët do të dërgohen në Republikën e Shqipërisë për t’u stërvitur dhe aftësuar ushtarakisht dhe për të luftuar kundër pushtuesit serb.

Hoxha mbahet mend edhe për veprimtarit të shumta patriotike por edhe të organizimit sportiv në vitet e 90-ta, sidomos edhe në Lidhjen e Sporteve të Ferizajt kur ishin shumë të angazhuar në organizimin e garave të Republikës së Kosovës.

Më 21 maj të vitit 1999, forcat paramilitare dhe të milicisë serbe vranë shumë të burgosur shqiptar në burgun e Dubravës, ndër ta edhe Ahmet Hoxhën. Hoxha është heroi i Kosovës, njeriu që dha shumë si në sport dhe në aspektin patriotik. Në foto shihen edhe ish hendbollistet Hajrije Osmani e Valbona Zeça etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat