Dy armiqtë e vjetër bëhen miq, ja plani i Yamaha për 2020-ën

Sporti

Dy armiqtë e vjetër bëhen miq, ja plani i Yamaha për 2020-ën

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Dy armiqtë e vjetër

Vetëm një muaj pasi deklaroi se do të largohej përgjithnjë nga sporti, piloti spanjoll Jorge Lorenzo ka bërë prapakthehu. Jo vetëm kaq por pas 3 sezonesh zhgënjyese, dy te Ducati dhe një te Honda, 5 herë kampioni i botës në Moto GP ka vendosur të rikthehet te Yamaha, motori ku bëri emër e fitoi gjithçka.

Lorenzo, 33 vjeç, do të luajë detyrën e pilotit kolaudator te motori ku triumfoi para se të largohej pas polemikave me Valentino Rossin. Këtë herë Lorenzo do të ndihmojë “armikun” e vjetër dhe jo vetëm, pasi ai do të japë informacione për motorin e ri Yamaha.

Jorge Lorenzo do të jetë i pranishëm në testet që Yamaha do të kryejë në shkurt (në pistën e Sepang) bashkë me dy piloët e saj zyrtarë, Valentino Rossin dhe Maverick Vinales. Madje ka gjasa që në ndonjë garë Lorenzo të jetë në pistë me “wild card” në rast se mungojnë pilotët zyrtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat