Haliti: Kampi në Pejë, një fillim i mirë

Sporti

Haliti: Kampi në Pejë, një fillim i mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:32

Tash e disa ditë po zhvillohet kampi i notit në Pejë dhe po shkon sipas plan-programit. Në kamp janë të përfshirë talentet më të mëdhenj të këtij sporti.

Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, tregon për ecurinë e kampit dhe numrin e pjesëmarrësve.

“Kampi përgatitor i reprezentacionit te notit po zhvillohet në pishinën ONIX në Pejë, ku po marrin pjesë rreth 35 sportistë të grupmoshave të cilët po punojnë dy herë në ditë me një përkushtim të madh.

Ky kamp po zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve të federatës në vitin 2020 dhe do të përfundoj me 12 janar”, tha Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

 Ai flet edhe për kushtet në pishinë dhe synimet: “Sigurisht ky është një fillim i mirë për këta sportist që të krijojnë një bazë të mirë të përgatitjes për sfidat që i presin në vazhdim të vitit, pasi që kemi shumë gara këtë vit dhe besojmë se do të përmirësohemi edhe më tej si në aspektin e rezultateve po ashtu edhe në organizime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat