Dy sportistë të Kosovës që u vranë nga Serbia pushtuese! Njëri ishte në grupin e parë të Adem Jasharit

Sporti

Dy sportistë të Kosovës që u vranë nga Serbia pushtuese! Njëri ishte në grupin e parë të Adem Jasharit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:16
Në këmbë janë: Ahmet Sylejmani, Nazmi Hyseni, Muhamet Kilaj, Sefedin Reçica dhe Ramadan Rexhepi-Adidasi. Ulur janë Ahmet Hoxha, Milazim Haliti dhe Daut Dauti.

Një fotografi sa një mijë fjalë dhe emocionuese! I pari në të djathtë në këmbë (me kravatë), Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe i pari në të majtë ulur, Ahmet Hoxha, u vranë nga Serbia pushtuese në vitin 1999!

Rexhepi ka qenë edhe ish futbollist i Çelikut të Ferizajt dhe pjesë e Lidhjes së Sporteve të Kosovës, ndërsa Hoxha ka qenë trajner i hendbollit, i pingpongut dhe veprimtar sportiv i palodhur. Rexhepi iu bashkua UÇK-së në vitin 1998 ndërsa u vra me 5 maj të vitit 1999.

Hoxha, ndër të parët (në vitet 1990/1991 – në grupin e parë me Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari) angazhohet për organizimin e grupeve të të rinjve, të cilët do të dërgohen në Republikën e Shqipërisë për t’u stërvitur dhe aftësuar ushtarakisht kundër Serbisë.

Ai u vra me 21 maj të vitit 1999 në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare dhe të milicisë së pushtuesit serb. Kjo foto është siguruar nga emri i madh i hendbollit, Muhamet Kilaj. Në këmbë janë: Ahmet Sylejmani, Nazmi Hyseni, Muhamet Kilaj, Sefedin Reçica dhe Ramadan Rexhepi-Adidasi.

Ulur janë Ahmet Hoxha, Milazim Haliti dhe Daut Dauti. Fotografia është e vitit 1993, ndërsa këta protagonistë dhanë shumëçka për sportin e Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta dhe për asnjë moment nuk u zmbrapsen përkundër shantazheve e kërcënimeve nga sigurimi shtetëror i pushtuesit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat