E bujshme: Talenti shqiptar afër kalimit te gjiganti italian

Sporti

E bujshme: Talenti shqiptar afër kalimit te gjiganti italian

Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:23
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla gjithnjë e më pranë Interit.

Zikaltërit duket se kanë arritur akordin verbal me futbollistin e kombëtares shqiptare dhe këtë fakt e tregon kjo fotografi që po qarkullon në mediat italiane.

Agjenti i 19-vjeçarit shqiptar, Gianni Vitali është parë në ambientet e kryesisë së Interit, ku besohet se shkak është Kumbulla.

Qendërmbrojtësi po shkëlqen në radhët e Hellas Verona, çka ka ngjallur interesin e një numri të madh klubesh. Por, duket se Inter është ajo më e interesuar, me gazetarin italian, Gianluca Di Marzio që pohon se ky takim është programuar pikërisht rreth të ardhmes së Kumbullës.

Për 19-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë kanë shfaqur interes edhe klube si Fiorentina, Juventus, Atalanta, Milan, Manchester United apo dhe Chelsea. Mbetet të shihet se kush do të jetë e ardhmja e Kumbullës, që sipas të gjitha gjasave do të jetë e lavdishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat