Sokol Kurteshi, talenti i karatesë në Texas të SHBA-së

Sporti

Sokol Kurteshi, talenti i karatesë në Texas të SHBA-së

Më: 17 janar 2020 Në ora: 15:13
Sokol Kurteshi, talenti i karatesë në Texas të SHBA-së

Shqiptarët e rinj kudo që jetojnë dhe veprojnë në Europë dhe botë shkëlqejnë me talentin e tyre në shumë fusha të jetës.

Një emër që po vjen është edhe karateisti i talentuar me prejardhje nga Çerkezi i Kumanovës, Sokol Kurteshi, i cili i mbronë ngjyrat e klubit të karatesë TX All – Stars Karate në Texas të SHBA-së.

Ai është vetëm 17-vjeç dhe sukseset e tija turne pas turneu janë evidente.
Kurteshi gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar (2019) ishte shpallur kampion në disiplinën Kata, ndërsa kishte dal i treti në sparing.

Ai poashtu ka marrë pjesë edhe në Akademinë përgatitore Grace – Arlington TX.
Ai është shumë i lumtur për sukseset e arritura dhe premton se do të vazhdojë të punojë në mënyrë që arrijë sa më shumë në sportin e karatesë që e do shumë dhe e bën me përkushtim të madh.

Edhe familja e tij është shumë krenare me sukseset e tija të deritashme, andaj e mbështesin maksimalisht.
Gjatë këtij viti Kurteshin e presin edhe gara të shumta, nga të cilët ai pret që të dal fitues.

Synimet e Sokol Kurteshit janë që një ditë të arrijë majat e botës në karate. /reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat