Federata e Notit e Kosovës duhet të investojë në notarët që i ka potencial

Sporti

Federata e Notit e Kosovës duhet të investojë në notarët që i ka potencial

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:43
Federata e Notit e Kosovës duhet të investojë në notarët që i ka potencial

Federata e Notit e Kosovës, me gjasë i ka të qarta të gjitha, se me cilët garues mund të arrijë suksese në rrafshin ndërkombëtar. 

Federata e Notit të Kosovës duhet të bëjë planin afatgjatë jo vetëm për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020” por edhe për vitin 2024, se me cilët garues mund të arrijë, që të paktën të shkojë në ngjarjen më të mëdha.

Jo vetëm të mendoj pjesëmarrjen por edhe të kërkoj rezultate sa më të mira. Në vitin 2019 u panë disa notarë që kanë mundësi apo potencial për të arritur më shumë, si Olt Kondirolli, Dasar Xhambazi, Arti Krasniqi, Dren Ukimeraj, Fjorda Shabani, sigurisht ka edhe ndonjë emër tjetër që mund të jetë konkurrues dhe mund të pritet shumë.

Çfarë duhet të bëjnë? Më së miri e din Federata e Notit e Kosovës, por sigurisht se kanë ekspert për plane afatgjate.

A duhet të bëjmë investime të këta garues të lartpërmendur? Federata duhet të gjej një buxhet të posaçëm, jo njëvjetor por për katër vite, të investojë sa më shumë, mos të kursejë, të rrisë nivelin edhe më shumë të këtyre garuesve, përveç prurjes së ndonjë trajnerit të jashtëm por që ka nivelin për të bërë më të  mirë, të angazhojë edhe trajnerë vendorë dhe të bëjnë një gjeneratë për t’u përmendur edhe në arenën ndërkombëtare.

FNK duhet të reagojë sa më shpejt që është e mundur, mos të lejojë këta të lartpërmendurit dhe disa talent që kemi, që të na shuhen brenda vitit apo për një kohë të shkurtër. Këta garues duhet të kenë një tretman të veçantë. T’i kemi 4-6 garues me tretman të veçantë dhe të investohet sa më shumë mjete në ta, ndryshe nuk do të kemi të arritura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat