Liria vazhdon me avazin e vjetër, kampion për seniorë dhe kadetë

Sporti

Liria vazhdon me avazin e vjetër, kampion për seniorë dhe kadetë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:03
Liria vazhdon me avazin e vjetër, kampion për seniorë dhe kadetë

Vitet po shkojnë, ndërsa KM LIRIA vazhdon me avazin e vjetër e të njejtë, duke dominuar plotësisht mundjen në Maqedoninë e Veriut, prej te grupmosha më e re e deri tek ajo më e vjetra.

Klubi ynë në Kampionatin zgjedhor për seniorë e kadetë që sot u organizua në Shkup, si edhe vitet e kaluara thjeshtë nuk kishte konkurrencë dhe u shpall kampion te të dyja grupmoshat.

Në konkurrencën e seniorëve, KM Liria u shpall kampione me 46 pikë të grumbulluara, 16 më shumë se ndjekësi më i afërt, ndërsa te kadetët titulli i kampionit erdhi me 28 pikë apo katër pikë dallim ndaj të dytit.

Individualisht, kampion te seniorët u shpallën:

Elmedin Sejfullau (65 kg),
Fati Vejseli (70 kg),
Astrit Ismaili (79 kg),
Stole Eftimov (92 kg) dhe
Ramazan Bakija (97 kg).

Vende të dyta:

Muhamed Feruki (61 kg),
Riad Rexhepi (70 kg),
Ruzhdi Elezi (74 kg).

Te kadetët, kampion të Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 u shpallën:

Zulqufli Asani (51 kg),
Besir Alili (60 kg) dhe
Elvedin Feta (71 kg).

Vende të dyta:

Rexhep Pocesta (51 kg),
Arben Sejdi (55 kg),
Harbin Ameti (60 kg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat