Igball Jashari një yll që po shkelqen në futboll!

Sporti

Igball Jashari një yll që po shkelqen në futboll!

Më: 27 janar 2020 Në ora: 10:08
Igball Jashari

Është nga Prekazi i Skenderajt, Igball Bashkim Jashari është 15 vjeçar, është nga familja e shenjët Jashari, momentalisht është në shkollën e futbollit Kurda, ku edhe luan prej disa vitesh, dhe prej kohësh është parë një talent i çmuar për menyrën se si luan, talentin dhe punën e tij te madhe, karkaterin e fort e luftarak, vetbesimin në lojën që bënë, qetësin e lartë, pra një lojtar i kompletuar, që në të ardhmën të jetë prej më të mirëve në këtë sport.

Me atë që kemi pare deri me tani Igballi synon që secilën herë me punë e angazhim të arrijë majat e futbollit, e këtë më së miri e deshmon talenti që ai bart si dhe perkushtimi i tij për futbollin, duke u bazuar në atë që shohim tani natyrisht që është i pashmangshem.

Në Regjionin e Liges së Prishtinës ai është zgjedhur si lojtari i dytë më i mirë, e këtë sukses qe ai ka arritur natyrisht qe i adresohet punës dhe kontributit të trajnerit të tij Mehemt Kurda, i cili me gjithë profesionalizmin e tij ka arritur qe Igball Jashari të jetë në këtë nivel të lartë.

Po ashtu këtë vit Kombëtarja e Kosovës U17, është thirrur në një turne në Turki, në te cilin është thirrur edhe Igball Jashari, e ku padyshim që me lojën e tij që tregoi në Turki ka qenë njëri prej lojtarëve të dalluar, sipas trajnerit te Kombëtarës, dhe se e ardhmja e futbollit kosovar është e shkelqyer duke pasur lojtarë që do të tregojnë e bëjnë spektakel e lojë të jashtëzakonshme sikur Igballi!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat