Kampioni Gani Gashi dhe katër të tjerë sigurojnë pjesëm arrjen në Olimpiadën botërore

Sporti

Kampioni Gani Gashi dhe katër të tjerë sigurojnë pjesëm arrjen në Olimpiadën botërore

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:52
Kampioni Gani Gashi dhe katër të tjerë sigurojnë pjesëm arrjen në Olimpiadën botërore

Organizuar nga Federata e sportit për të Verbër të Kosovë dhe mbështetur nga Federata e Shahtut e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , në Shtëpinë e skijimit në Brezovicë kanë përfunduar garat e pjesës finale të Kosovës në shah për të verbër. Garat u zhvilluan sipas sitemit të Bergerit me 9-të xhiro.

Titullin e kampionit të Kosovës e fitoi Gani Gashi. Ai në xhironë e fundit u takua me Daut Tishukin. Ky takim përfundoi me remi. Kështu Gani Gashi doli i pari me 7,5 pikë me 7 fitore dhe vetëm një remi.Në takimin që ishte përcaktues për pozitën e pestë, Asllan Canolli shënoi fitore kundër Xhafer Berishës. Me këtë fitore Canolli siguroi vend në ekipin e Kosovës që do të marrë pjesë në Olimpiadën botërore. Në xhiron e fundit fitore shënuan edhe shënuan Rinor Ymeri dhe Shaip Kastrati, kurse Azem Avdija ishte i lirë.

Kështu, kampioni Gani Gashi së bashku me Azem Avdijën, Daut Tishukin, Rinor Ymerin dhe Asllan Canolli kanë siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadën botërore që mbahet më 2021 në Greqi. Drejtësinë në garat e këtij kamponati e ndau , Besnik Berisha, gjyqtar i FIDE-së.
Garat për së afërmi i përcolli edhe Agron Gashi, menagjer në Departamentin e Sportit të Kosovës, duke uruar shahistëve më të suksesshëm përgatitje sa më të mira dhe prezantim në garat ndërkombëtare, përkatësisht në Olimpiadën botërore.

Renditja përfundimtatre:
1.Gani Gashi 7,5
2.Rinor Ymeri 6,5
3.Daut Tishuki 5,5
4. Azem Avdija 5
5. Asllan Canolli 4
6. Shaip Kastrati 3,5
7. Xhafer Berisha 2,5
8.Hysni Buqaj 0,5
9.Blerim Shabani 0,5
Xhiroja e 9-të, 27 janar 2020
1 Daut Tishuki ½ - ½ Gani Gashi
2 Rinor Ymeri 1-0 Hysni Buqaj
3 Asllan Canolli 1-0 Xhafer Berisha
4 Blerim Shabani 0-1 Shaip Kastrati
5 Azem Avdija i lirë

Gani KOSUMI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat