Varroset sportisti i Kosovës! Murati nga Maqedonia e Veriut emocionon  

Sporti

Varroset sportisti i Kosovës! Murati nga Maqedonia e Veriut emocionon  

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 13:00
Varroset sportisti i Kosovës! Murati nga Maqedonia e Veriut emocionon  

Dje i është dhënë lamtumira e fundit, ish karateisti, trajnerit dhe gjyqtarit të këtij sporti, Ismet Mjaku, njëherësh edhe veprimtar i shquar për çështje kombëtare. Besnik Murati nga Maqedonia Veriore ka shkruar disa rreshta emocionues për Ismetin.

“Në varrezat e fshatit Varosh të Ferizajt, i dhamë lamtumirën e fundit kolegut, mikut dhe shokut tonë të karatesë Ismet Mjaku i cili para tre ditësh nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë në Francë.

Në emër të Akademisë shqiptare të karatesë së Maqedonisë bashkë me z. Shefi Reçi në shenjë lamtumire mbi varrë vendosëm një kurorë, po ashtu kurorë vendosi për lamtumirën e fundit edhe kryetari i FKK z. Ismet Krasniqi i cili me disa fjalë ngushëlloi familjarët dhe të pranishmit në ceremoninë e varrimit në emër të FKK, karateistëve dhe anëtarëve të bordit drejtues të FKK të cilët ishin edhe të pranishëm”, shkruan Murati.

Mjaku ka dhënë shumë për sportin, sidomos në kohërat më të vështira, në kohën e okupimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat