Drita me fjalë prekëse për sportistin që u vra: Pse duhet të përfundon kështu jeta...

Sporti

Drita me fjalë prekëse për sportistin që u vra: Pse duhet të përfundon kështu jeta...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:37
Drita me fjalë prekëse për sportistin që u vra: Pse duhet të përfundon kështu jeta...

Atletja e mirënjohur shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Drita Islami, ka shkruar disa fjalë prekëse për mundësin e mirënjohur, Bunjamin Nuishi, të klubit “Tefejuz” nga Shkupi, që u vra ditë me parë.

“Pse duhet të përfundon kështu jeta e një sportisti superior në vendin tonë? Humbje e madhe.
Sa ka vlerë sporti dhe sportistët në Maqedoni?

Pse duhet te detyrohemi që të punojmë për të siguruar ekzistencën, në vend se shteti të qëndroj pas nesh, dhe njëkohësisht të stërvitemi profesionalisht, pse?

Ka shumë pyetje por përgjigje nuk gjejmë dot.

Bujamini nuk është as i pari as i fundit që punonte përveç se stërvitej dhe sakrifikonte për sportin e mundjes. Në këtë mënyrë Maqedonia po i humb talentet, prandaj edhe sporti është në këtë gjendje siç është sot.
Te qoftë dheu i lehtë Bujamin, Zoti të shpërbleftë me Xhenet, dhimbja është shumë e madhe”, shkroi Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat