Ish kampioni olimpik, i tronditur për vrasjen e sportistit shqiptar, tregon për telefonatën...

Sporti

Ish kampioni olimpik, i tronditur për vrasjen e sportistit shqiptar, tregon për telefonatën...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:44
Në mes Shaban Tëstena

Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, kampion olimpik në vitin 1984 dhe fitues i medaljes së argjendtë olimpike në vitin 1988, është tronditur me lajmin, se është vrarë mundësi i mirënjohur Bunjamin Nuishi.

“Padyshim se të gjithë të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Shokë të nderuar të sportit, dje në orën 5,30 të mëngjesit prej telefoni, ishte miku im dhe trajneri i klubit “Tefejuz” Nazmi Aliu;

“Më fal Shaban qe po lajmërojë në këtë kohë por ka ndodhur një tragjedi e madhe, pelivani im.

Bunjamin Nuishi, ka ndërruar jetë” ishte edhe për mua një lajm që më tronditi shumë. Ishte një djalosh i ri ishte një sportist i talentuar në mundje, fillojë të merret në klubin e “Tefejuz” i ndjeri Bunjamin shumë shpejt filloji të bëhet kampion për pionierë, kadet dhe për junior në vendin tonë, duke fituar edhe dy medaljet ballkanike, para 2 vite u bë edhe kampion shtetëror në Maqedoni për të rritur, por Bunjamini tash me i ndjeri u bë edhe Bash Pelivan i njohur në vendin tonë.

Ku edhe publiku e adhuronin shumë, ishte një pelivan i zellshëm çdo here i drejtë dhe i mirë ndaj kundërshtarëve të tij.

Kur u deshte bash sivjet te arrije synim për te arritur suksese të shumta, por fati e deshti që gjithçka të përfundojë deri këtu. Sot iu dha lamtumira e fundit nga kjo botë djaloshit të ri kampionit. Andaj ne bashkarisht lutemi që Zoti i Madh mëshiroftë shpirtin e Bujaminit të prehet në paqe, në bahçet e bukura të Xhenetit”, shkroi Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat