E la Kosovën e shkoi të Shqipëria, fitoi medalje të bronztë 

Sporti

E la Kosovën e shkoi të Shqipëria, fitoi medalje të bronztë 

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 15:33
Orges Arifi

Karateisti Orges Arifi e la Kosovën dhe iu bashkua kombëtares së Shqipërisë, duke fituar medalje të bronztë në garën e Premier League në Dubai.

“Pas katër fitoreve shumë të vështira arrita vendin e tretë dhe mora medaljen e bronztë në Premier Ligën Botërore, e cila u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku morën pjesë 50 garues më të mirë të botës.

Jam i lumtur për këtë sukses i cili erdhi pas një periudhe shumë të vështirë për mua. Falënderoj për përkrahje të gjithë shokët e klubit të karatesë “Ippon” në Prishtinë dhe trajneren Shqipe Zogianin.

Për udhëzime gjatë garave dua të falënderoj trajnerin Francez Walid Silman i cili është një profesionist i vërtetë dhe mjeshtrin Fehmi Mahalla.

Po ashtu dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Karatesë që më dhanë mundësinë që të garoj për Shqipërinë dhe që besuan në mua. Në këtë kontekst posaçërisht dua të falënderoj Presidentin Luftar Kurti, z. Ramiz Geci dhe Bordin Ekzekutiv të FSHK. Ju faleminderit”, shkroi Arifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat