Iker Casillas do të garojë për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës

Sporti

Iker Casillas do të garojë për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:42
Iker Casillas

Ikona e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, është një nga kandidatët e mundshëm për të marrë postin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Casillas ka konfirmuar se do të konkurrojë kundër Luis Rubiales për këtë post.

Kjo do të thotë se portieri legjendar i kombëtares së Spanjës po përgatitet që t’i jap fund karrierës së tij si futbollist.

Në moshën 38 vjeçare, Casillas është gati që t ‘i vari dorezat e tij dhe të marrë drejtimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Mbetet të shihet nëse ikonës së Real Madrid dhe Kombëtares së Spanjës do t’i jepet besimi për të drejtuar institucionin më të lartë të futbollit në Spanjë (RFEF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat