Federata e Mundjes e Kosovës, ka bërë të ditur se mundësi Egzon Shala është kualifikuar për në Lojërat Olimpike, të cilat mbahen gjatë këtij viti në Tokio.
“Egzon Shala kualifikohet për në Lojërat Olimpike - Tokyo 2020.
Faleminderit United World Wrestling, drejtësia triumfoj, njëri nga gjashtë mundësit që fituan normën olimpike në Kampionatin Botëror në Kazakistan kishte përdorur doping. Egzon Shala u rendit i shtati në Kampionatin Botëror në Kazakistan”, njofton Federata e Mundjes e Kosovës.
Shala, mundësi më i mirë në vendin tonë, kualifikimi i tij në Lojërat Olimpike është lajm i madh jo vetëm për mundjen por në përgjithësi sportin tonë.
"“I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të garuesit Nur Sultan të Kazakistanit, kam kënaqësinë të ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.