Bislimi - sportist i dyanshëm në kohën e Gjeneratës së Republikës

Sporti

Bislimi - sportist i dyanshëm në kohën e Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:11
Bislimi - sportist i dyanshëm në kohën e Gjeneratës së Republikës

Në kohërat më të vështira ose të jesh apo të mos jesh, ka pasur pak sportist që kanë luajtur në dy sporte!

Është Arben Bislimi, ish basketbollist dhe ish volejbollist, që i takon Gjeneratës së Republikës. Bislimi nga Gjilani në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, ka luajtur edhe basketboll edhe volejboll dhe në dy të sportet ka qenë i suksesshëm.

Ai me një armatë sportistësh sakrifikuan shumë për mbajtjen gjallë të basketbollit e të volejbollit, mbi të gjitha të sportit, duke i rezistuar pushtuesit serb.

Sot është i lumtur kur sheh klubet e basketbollit e të volejbollit, po ashtu edhe kombëtaret duke garuar edhe në garat ndërkombëtare, ndërsa kjo e drejt atij iu mohua në vitet e 90-ta nga okupuesi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat