Kampioni olimpik në vitin 1984, ka një lutje për shqiptarët 

Sporti

Kampioni olimpik në vitin 1984, ka një lutje për shqiptarët 

Nga: K. G. Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:52
Kampioni olimpik në vitin 1984, ka një lutje për shqiptarët 

Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur, lutet për popullin shqiptar. 

“Në këtë ditë të bekuar të Xhumasë unë si një sportist shqiptar i besimit islam për herë të parë e fala në shtëpi dhe nuk mund të shkoj ta fali në xhami, përveç që bëra lutjet e mija shpirtërore ndaj Zoti të madh, bëra edhe lutjet për gjithë njerëzimin në botë, e sidomos lutjet më së shumti i bëra për popullin tim. ]

Sot kur mbarë bota është në luftë për shkak të virusit COVID-19, politikanët shqiptarë janë versulur në luftë për pushtet në kohen më të vështirë.

Prandaj të lutem o Zoti im mbroje edhe këtë herë popullin nga kjo epidemi, që sa ma shpejt fëmijët tanë të shkojnë në shkolla se vetem edukimi dhe besimi janë shpëtimi i kësaj bote, amin!”, shkruan Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat