Humb betejën me koronavirusin, vdes trajneri shqiptar i boksit

Sporti

Humb betejën me koronavirusin, vdes trajneri shqiptar i boksit

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:10
Skënder Kurti

Koronavirusi ka tronditur edhe sportin në Shqipëri.Shkaku i infektimit me Covid 19, është ndarë sot nga jeta në moshën 61-vjeçare, ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qenë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, virusi e stopoi jetën e tij, njoftoi Panorama Sport.

Një humbje e madhe kjo për mbarë sportin shqiptar.

Në Shqipëri sot janë raportuar tri vdekje të reja shkaku i koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat