Ku je o shtet i Kosovës? Kjo është e dhimbshme e për të qarë! Alimehaj tregon një rast shumë të rëndë që ndodhi dje

Sporti

Ku je o shtet i Kosovës? Kjo është e dhimbshme e për të qarë! Alimehaj tregon një rast shumë të rëndë që ndodhi dje

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:04
Ku je o shtet i Kosovës? Kjo është e dhimbshme e për të qarë! Alimehaj tregon një rast shumë të rëndë që ndodhi dje

Nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, përmes një postimit në profilin e tij në facebook, ka treguar një ngjarje të pazakonte dhe shumë të dhimbshme! 

“Dje pas orës 16:00 dola me bashkëshorten time Shpresën dhe afër kontinjerave të mbeturinave në Fushë Kosovë ajo e vërejti një djalë, që sipas dukjes ishte aty 13-14 vjeçar, duke marrë bukë nga kontinjeri. Më luti Shpresa që të shkoj ta shoh a vërtetë po mbledhë bukë, dhe duke shkuar mi dha edhe disa te holla që i qëlluan në çantë.

U afrova afër dhe i pash keset e tij me buke, dhe e pyeta: "djalosh çka po bon"? (Sikur nuk i kisha sytë që ta shoh).
Ai në fillim u tremb sepse unë isha me maskën mbrojtëse, por pastaj me një zë të butë më tha "Po mbledhi bukë".

I thashë, pse?

Ma ktheu "Paj, çka është t'mirë e ha..."Jo more ishalla se ke me hongër për veti, i thash unë. Qe, shko bleje e mos e ha atë (ja zgjata ato të holla që mi dha Shpresa).

Me sy të përlotur më tha "Faleminderit".
I thash edhe njëherë mos e ha atë bukë.
Jo, jo, faleminderit, mu përgjigj ai.

U ktheva ne kerr i ngrire, s’mund ta besoja se kjo mund te jete e vërtetë.

U nisem me Shpresën, te dyte duke pyet njeri tjetrin, a është more e vërtetë kjo, si ka mundësi?!?! Nuk shkuam as 50 metra dhe u kthyem, mirëpo djali me biçikletën e tij nuk ishte aty. Atëherë filluam te dalim nga shoku. Atë djalë dikush e pritke për ata bukë.

Dhe tani isha duke menduar sa e lehtë është me qenë politikan me një popull të varfër, sepse ai çdo ditë lufton për bukën e gojës. Dhe sa lehtë është ti mashtrosh ata me një cope bukë ose edhe vetëm me një premtim se do t’ja japësh atë copë bukë. Kështu na shkuan këto 20 vite. Kjo fjala: "lufton për bukë goje" nuk qenka abstrakte. Ai djalë ndoshta e ka pas këtë lufte prej që ka linde”, shkruan Alimehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat