Kampioni olimpik i vitit 1984, i drejtohet me disa fjalë Agim Kasapollit

Sporti

Kampioni olimpik i vitit 1984, i drejtohet me disa fjalë Agim Kasapollit

Nga: K. G. Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:29
Kampioni olimpik i vitit 1984, i drejtohet me disa fjalë Agim Kasapolli

Kampioni olimpik në vitin 1984, nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, ka disa fjalë për ikonën e gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Kasapolli.   

“Sot nuk mund ta harroj mikun tim pa e uruar ditën kur ai lindi para 75 vjet më parë. Ai është miku im i madhi Agim Kasapolli, është, sportist, gazetar sportive, komentatorin e papërsëritshëm në këto hapësira tona ku flitet shqip. Me gazetari legjendar Agim Kasapoll që në vitin 1982 më ka ndjekur në çdo hap dhe në çdo betejë me kundërshtarët e mi.

Bashkë i jemi gëzuar çdo fitoreje dhe çdo medalje të fituar në Lojërat Olimpike, si dhe kampionatet evropiane dhe botërore dhe në lojërat mesdhetare, gjegjësisht në të gjitha arenat sportive. Prandaj më paraqet nder që miku im të jetë pjesë e jetës sime sportive dhe jorastësisht pjesëmarrës në filmin dokumentar “Kobra”, si dhe komentues në librin time “Rruga e kampionit olimpik”.

Respekt për mikun tim profesionist – dëshmitar i ngjarjeve të paharrueshme e sportit shqiptar me rëndësi historike.

Ju përshëndes përzemërsisht nga Shkupi për ditëlindjen tuaj miku im gazetar i palodhur i sportit, Agim Kasapoll duke i dëshiruar që në jetë ta ndjekin të gjitha të mirat e kësaj bote. Të festoni edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë njerëzve tu të dashur, ju desheroj karriere plot suksese si shqiptar deri sa te rrah zemra shqip”, shkroi Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat