Presidenti i Brescia: Skuadra ime s’del në fushë

Sporti

Presidenti i Brescia: Skuadra ime s’del në fushë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:02
Presidenti i Brescia: Skuadra ime s’del në fushë

Presidenti i skuadrës së Brescia, Massimo Cellino, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Cellino, presidneti i Brescia, ka filluar ‘problemet’ e para për Serie A, pas planit për rifillimin e sezonit.

Shefi i skuadrës nga Serie A ka insistuar se skuadra e tij nuk do të luajë futboll këtë seszon, duke insistuar në anulimin e sezonit.

“Unë e përsëris se nëse ata luajnë përsëri, unë thjesht nuk do të lë skuadrën time të luajë”, ka thënë Cellino.

“Ky nuk është vetëm provokim. Unë do ta mbaj përgjegjsinë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Brescia edhe më parë është deklaruar kundër vazhdimit të këtij sezoni. Në Itali, gjashtë skuadra kanë qenë pro idesë së anulimit.

Mbetet të shihet nëse Serie A do të reagojë ndaj deklaratave të Cellino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat