Veprimtari sportiv tregon se si u arrestua me ditar në dorë nga regjimi ish jugosllav  

Sporti

Veprimtari sportiv tregon se si u arrestua me ditar në dorë nga regjimi ish jugosllav  

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2020 Në ora: 14:05
Skënder Ramadani

Veprimtari sportiv Skënder Ramadani, ish kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), tregon periudhën e errtë të fundviteve të 80-ta, kur ishte arrestuar dhe burgosur nga regjimi ish jugosllav dhe serb. Kohën kur u arrestuar ai ka qenë me ditar në dorë.

“Pas demonstratave të përgjithshme në nivel vendi, filluan arrestimet për pjesëmarrësit në demonstrata në mesin e atyre isha edhe unë. Ishte 14 prilli 1989, një dite pune ku me të filluar orë mësimore me njoftuan se në oborrin e shkollës me kërkojnë polica, unë dola dhe ata me njoftuan se jam i arrestuar dhe me dërguan në stacioni policor në Neredime, se ishte afër shkollës ku unë punoja dhe prej aty më dërguan në Ferizaj.

Pas shume ore në pyetje më dërguan në vetmi, të nesërmen me dërguan në gjykatë dhe u dënova me 60 ditë burgim. Me t’u kthyer në vetmi në stacionin policor të Ferizajt në atë errësirë po vërej një njeri, pasi u njoftuam edhe u bëmë shok, ishte Sami Çerkini  - hendbollist atëkohë, që unë me parë nuk e njihja.

Nuk vonoj shumë edhe Samiu shkoj deri në gjykatë e u dënua 60 dite burg e së bashku në burgun e Prishtinë, pastaj në burgun e Dubravës atje u takuam edhe më shumë shok nga gjithë Kosova por edhe tani punëtorin në pallatin e sporteve Agron Pukën. Por vetën e kam ndie keq kur në burg i sollën edhe disa nxënës, unë 30 vjeç po me dukej  vetja i vjetër po ata të rinj me lënduan shumë shpirtërisht, me kalimin e kohës u binda se për liri duhet të angazhohemi të gjithë”, tregon Ramadani për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat