Rikthimi në stadiume

Sporti

Rikthimi në stadiume

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:14
Rikthimi në stadiume

Në momentin që jeta normale do të rifillojë ngërci psikologjik mund të jetë një pengesë për njerëzit për t’u rikthyer në normalitet pasi izolimi shoqëror për shkak të koronavirusit ka prodhuar dhe frikë mbi sigurinë e personave të thjeshtë sa i përket infektimit me Covid-19.

Kjo u vërtetua dhe nga sondazhi i Seton Hall Sport, ku 61 përqind e të anketuarve të përzgjedhur mes tifozëve të thekur të sportit, e ndjejnë veten të pasigurtë për të qenë të pranishëm në arena sportive në momentin që masat e izolimit do të marrin fund nëse nuk do të jenë të vaksinuar.

Kjo për pasojë mund të sjellë një mungesë të theksuar të tifozëve në tribuna pavarësisht se prania e tyre në impiante mund të lejohet në muajt në vazhdim. Dicka e tillë do të prodhonte dhe një skenar me humbje të mëdha financiare për klubet sportive duke nisur nga shitja e biletave, koncensionet por dhe marketingu, që pa tifozë nuk do të ishte i njëjtë.

Sipas një studimi nëse NBA, NHL dhe liga profesioniste e bejzbollit dhe futbollit do të luheshin rregullisht me tifozë, vetëm për shkak të pasigurisë që mund të ndjejnë mbështetësit e ekipeve të ndryshme për të qenë të pranishëm në stadium klubet e sporteve të sipërmendura mund të humbasin në total 3 miliard euro, për pjesën e mbetur të sezonit, gjithmonë nëse deri në atë kohë nuk është prodhuar një vaksinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat