Shkresë zyrtare Ministrisë

Sporti

Shkresë zyrtare Ministrisë

Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:21
Shkresë zyrtare Ministrisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar zyrtarisht në Ministrinë e Shëndetit dhe Sporteve për rifillimin e stërvitjeve në fillim të majit dhe zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit nga data 20-25 maj deri në fund të korrikut.

TV KLAN nga Shqipëria ka siguruar dhe dokumentin zyrtar të firmosur nga sekretari I FSHF, Ilir Shulku, teksa kërkohet bashkëpunim, edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë tryezë të përbashkët mes qeverisë dhe futbollit!

FSHF ka përgatitur edhe kalendarin që do të ulte siparin e kampionatit dhe Kupës përpara 3 gushtit, datë që është vendosur si limit nga UEFA, e cila mendon për Champions dhe Europa League pas kësaj date.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, në planin “A” duhet të përfundojë në 26 korrik dhe të mbyllë kështu sezonin, teksa kampionati do të ishte mbyllur katër ditë më parë.

Në të kundërt, plani tjetër, pra ai “B”, parashikon tre ndeshje në javë dhe superngjeshje e kalendarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat