I Forti i Kosovës i jep fund beqarisë, publikon fotot! Dhëndër i Rugovës

Sporti

I Forti i Kosovës i jep fund beqarisë, publikon fotot! Dhëndër i Rugovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:14
I Forti i Kosovës i jep fund beqarisë, publikon fotot! Dhëndër i Rugovës

Po kush nuk e njeh të fortin e Kosovës apo i njohur si Hulk-u i vendit tonë, Bujar Muli. 

Ai njihet për ngritje të peshave të rënda,  po ashtu edhe që ndal me dy duart e tij edhe veturën pavarësisht se sa i jep gaz.

Vushtrriasit, fillimisht ka qenë portier i futbollit kur ishte më moshën e re, ndërsa në moshën e rritur filloi të merret me sporte ekstreme dhe kjo ka bërë shumë mediat e njohura ndërkombëtare të shkruajnë për të, qoftë zvicerane e franceze. 

Image

Ai ka publikuar fotot me nusen e tij dhe ka edhe një fëmijë me të.  Muli i jep fund beqarisë.

“Kjo datë, ka vetëm fillim, 29.04.2020 dhe asnjëherë mbarim.

Image

Allahu na e begatoftë martesën tonë, Bota jem.

Image

O Allahu im, me bën mua nga ata qe e falin namazin, edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti im”, ka shkruar Muli në profilin e tij në facebook. Ai është dhëndër i Rugovës të Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat