Dikur me post kryetari në Kosovë, sot shëtitet me kali! 

Sporti

Dikur me post kryetari në Kosovë, sot shëtitet me kali! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2020 Në ora: 15:02
Dikur me post kryetari në Kosovë, sot shëtitet me kali! 

Njihet nga njerëzit që ka dhënë dhe po jep shumë në fushën e sportit. Është i pakompleksuar!

Është Skënder Ramadani, që para një viti e më tepër ka qenë kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), ndërsa sot nuk është pjesë e këtij kolektivi, shtatë herë kampion paslufte. 

Ai kur e ka kohën e lirë shëtit maleve të Jezercit dhe madje kënaqësinë më të madhe e ndjen kur shëtitet me kali. Duket se në vitet e fundit po futen gjithnjë e më shumë në modë kuajt. Kohën e pandemisë më shumë Skënderi e ka kaluar duke lexuar por edhe ka synime që të kontribuojë edhe më shumë në sport pas pandemisë.

Dikur kryetar i klubit sportiv, sot përveç që punon në arsim, e do shumë natyrën dhe e respekton botën e kuajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat