Vdes njeriu i parë i sportit dhe mik i madh i sportit të Kosovës

Sporti

Vdes njeriu i parë i sportit dhe mik i madh i sportit të Kosovës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:47
Vdes njeriu i parë i sportit dhe mik i madh i sportit të Kosovës

Bota e sportit ka marrë një lajm të hidhur mbrëmë, pasi presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), ka vdekur në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Slloveni Kocijançiq ishte pjesë e EOC-ut prej vitit 2005, duke qenë në fillim anëtar i Bordit Ekzekutiv, kurse prej vitit 2013-2016 ishte nënpresident i EOC-ut.

Një vit më vonë (2017), ai u zgjodh president i Komitetit Olimpik të Evropës.

Lëvizja Olimpike në Kosovë, konkretisht Komiteti Olimpik i Kosovës, do ta kujtojë gjatë Kocijançiqin, i cili njihej si mik i madh i sportit tonë, një mbështetës i pakursyer në procesin e anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe atë të Evropës.

Lajmi i marrë nga sekretari i përgjithshëm i EOC-ut, Raffaele Pagnozi, për vdekjen e presidentit Kocijançiq ishte trishtues, pasi ai njihej si motor i Komitetit Olimpik të Evropës dhe vullnetin e madh që kishte për të mbajtur të bashkuar Lëvizjen Olimpike të Evropës, thuhet në telegram ngushëllimin e presidentit Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat