Driton Ramadani - djaloshi i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Sporti

Driton Ramadani - djaloshi i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2020 Në ora: 16:20
Driton Ramadani - djaloshi i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Vitet që nuk fshihen kurrë nga kujtesa e secilit shqiptar, padyshim janë vitet e 90-ta!

Secili ka dhënë kontributin e tij, kush më shumë e kush me pak, që të mbijetojë sporti dhe çdo sferë tjetër!  

Gjeneratës së Republikës i takon edhe Driton Ramadani, gazetar dhe veprimtar sportiv.
Ai ka dhënë kontribut të madh, duke raportuar në rrethana shumë të vështira për sportistët dhe klubet e ndryshme në vitet e 90-ta (1991-1999).

Ramadani me mijëra sportistë shqiptarë, u angazhuan maksimalisht, nuk kursyen asgjë nga xhepi i tyre për të qenë sa më afër sportistëve e klubeve dhe për të kontribuar në informim korrekt për opinion sportiv shqiptar. As kërcënimet e vazhdueshme të okupatorit serb nuk e zmbrapsen djaloshin por kishte vazhduar misionin e tij. Ramadani ishte halë në sy për pushtuesin serb.

Ai i takon familjes sportive,  pasi që babai i tij, i ndjeri Ismeti, ka qenë  gazetar sportiv shumëvjeçar i disa mediumeve dhe në vitet e pasluftës edhe i gazetës kombëtare “Bota sot”, ndërsa motra e tij, Arta është volejbolliste. 
Ramadani është krenar për kontributin që dha në kohërat më të vështira, por i irrituar që sot janë harruar njerëzit e sakrificës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat